Sipas informatave nga ekipet kujdestare, gjatë mbrëmjes së djeshme të UEFA Superkupës, nuk ka pasur rritje të numrit të zakonshëm të ndërhyrjeve.
Në Klinikën e Toksikologjisë nuk ka arritur asnjë pacientit, në kujdesin emergjent nuk janë të regjistruara kolapse dhe vetëm një shtetas i huaj me krahun e thyer është transportuar në Klinikën për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”.
Gjithashtu, nga Qendra Emergjente në kompleksin e klinikave informojnë se mbrëmja ka kaluar qetë dhe pa rritje të numrit të intervenimeve.
Kjo gjendje tregon rritjen e ndërgjegjies së qytetarëve dhe respektimin e rekomandimeve shëndetësore.
/**
*/