MINISTRI BEKIM SALI, I PRITI NË ZYRËN E TIJ DISA FËMIJË TË PREKUR ME SINDROMËN DOWN

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down, ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, i priti në zyrën e tij disa fëmijë të prekur me Sindromën Down. Me këtë rast ministri Sali në profilin e tij në FB ka shkruar: “Përkundër kësaj sprove, ata janë plot energji, plot dashuri e plot vullnet për jetë, duke u bërë kështu frymëzim për të gjithë ne. Duke i dëgjuar me plot vëmendje dëshirat e tyre, i inkurajova se Ministria e Shëndetësisë është në shërbimin e tyre dhe se vetë unë jam një shok dhe prind i tyre. Ata çdoherë mund të trokasin në derën tonë, sepse detyrimi ynë ndaj tyre nuk përfundon me përfundimin e kësaj dite. Atyre u detyrohemi gjithnjë.”

Сподели на:

Related Posts