Ky investim është kontribut shtesë për fuqizimin e kapaciteteve të vendit tonë me barna, por edhe me resurse të kualifikuara njerëzore, – tha ministri Sali në fjalën e tij në këtë manifestim, duke e theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për përmirësimin e shërbimeve në sektorin e shëndetësisë.- Për këtë qëllim jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë partnerët dhe palët e përfshira, sepse vetëm me bashkëpunim intensiv mund ta arrijmë qëllimin tonë – kujdes më të mirë shëndetësor për të gjithë qytetarët. Kriza na ka mësuar se bashkëpunimi dhe kujdesi për komunitetin, në përgjithësi, është vendimtar, por edhe më e rëndësishme është të mbështetemi në kapacitetet tona për ta mbrojtur shëndetin e qytetarëve tanë”, – theksoi Sali në fjalimin e tij në manifestimin e organizuar me rastin e hapjes së repartit të ri prodhues të REPLEK-ut.
/**
*/