MINISTRI I SHËNDETËSISË, DR.BEKIM SALI, I KA VIZITUAR SOT FËMIJËT E SËMURË ME COVID-19,

Ministri i Shëndetësisë, Dr.Bekim Sali, i ka vizituar sot fëmijët e sëmurë me COVID-19, të cilët të shoqëruar me njërin nga prindërit janë të shtruar në qendrën e COVID-it të Spitalit të Fëmijëve në Kozle.”Fëmijët janë në gjendje stabile shëndetësore. Unë u urova shërim të shpejtë, kthim në shtëpitë e tyre, si dhe shumë lojëra me fëmijët e tjerë. Gjithashtu gjatë vizitës në këtë institucion e vizitova edhe qendrën e fibrozës cistike, ku pacientët trajtohen sipas standardeve dhe aparaturave më bashkëkohore për trajtimin e të sëmurëve me fibrozë cistike”, tha ministri Sali, duke falënderuar stafin mjekësor në këtë institucion për kujdesin që ua ofron pacientëve në pandemi.

Сподели на:

Related Posts