NË KLINIKËN E ORTOPEDISË U KRYE ME SUKSES NJË TJETËR TRANSPLANT KOCKOR NGA DONATOR

Ndërhyrja u realizua te një pacient 12-vjeçar, i cili më parë ishte operuar për shkak të një deformimi në këmbën e majtë duke përdorur një vidë. Për shkak të rikthimit të deformimit, u vendos që vida e vendosur të hiqet dhe të zëvendësohet me një transplant nga donatori, i cili ofron një korrigjim më të mirë dhe më të qëndrueshëm.

Pacienti është liruar nga spitali me imobilizim në allçi dhe pas gjashtë javësh do të fillojë procesin e rehabilitimit.

Ndërhyrja kirurgjikale u krye nga Prof. dr. Zoran Bozhinovski me ekipin e tij të asistentëve: Teodora Bozhinovska dhe Simona Karapandzhevska

Anesteziologia Jadranka Zafirovska me anestezisten Zlatka Apostolova

Instrumentarja Biljana Trojanoviq

Personeli ndihmës Kostadinka Vuchkoviq dhe Sejnur Idriz

Dr. Biljana Kuzmanovska, koordinatore kombëtare për transplantimin, shprehu mirënjohje dhe respekt për të gjithë punonjësit e shëndetësisë dhe të gjithë ata që kontribuojnë në proceset e transplantimit.

-Qëllimi ynë është të rrisim ndërgjegjësimin për dhurimin e organeve, si forma më e lartë dhe më fisnike e humanizmit, e cila është e mundur vetëm falë guximit, altruizmit dhe empatisë së familjeve të donatorëve, tha dr. Kuzmanovska.

Сподели на:

Related Posts