Në SPQ “8 Shtatori” është instaluar angiografi i ri digjital, me të cilën dyfishohet kapaciteti për procedurat kardiologjike. I rëndësishëm është edhe instalimi i aparatit digjital eho në Repartin e Radiologjisë Intervenuese. Me këtë finalizohen dy projekte të rëndësishme, që janë financuar përmes Programit Japonez të Projekteve të Vogla (GGP), në vlerë prej 161.000 eurosh, – tha ministri i Shëndetësisë, dr. Bekim Sali, gjatë vizitës së sotme në SPQ “8 Shtatori”, së bashku me ambasadorin e Japonisë në RMV, z. Hironori Savada dhe drejtorin, z. Hristijan Kostov . Përmes programit japonez për grante të vogla, deri më tani janë financuar mbi 60 projekte në sektorin e shëndetësisë në vlerë totale prej mbi tre milionë euro.
/**
*/