NË VITIN E RI NJË TRANSPLANT TJETËR I MËLÇISË,VESHKAVE DHE INDEVE KOCKORE NGA DONATORI I VDEKUR

Vitin e ri e filluam me një tjetër transplant të mëlçisë, të veshkave dhe të indeve kockore. Herët në mëngjes në Klinikën Kirurgjike, , u krye eksplantimi i organeve, pasi pasditen e djeshme familja e një pacienteje me vdekje në tru dhanë pëlqimin për dhurim.

– Dëshira e tyre për t’i dhënë dikujt jetë dhe shëndet, sot solli një transplant të mëlçisë, dy veshka dhe inde kockore. Falënderime familjes për aktin më të lartë të humanizmit në emrin tim dhe në emër të të gjitha ekipeve që punuan dhe vazhdojnë të punojnë gjatë 24 orëve të fundit, theksoi ministri i Shëndetësisë dr.Bekim Sali.

Ai në të njëjtën kohë shprehu falënderime për të gjitha ekipet mjekësore që gjatë këtyre orëve të fundit punuan në përgatitjen e donatorit, te recipientët dhe në sallat e operacionit.

– Më  gëzon që ka më shumë familje që vendosin të dhurojnë organet dhe të shpëtojnë jetën e dikujt.

Vitin e ri e fillojmë me një akt humanizmi dhe mirësie. Me shpresë dhe besim, potencoi ministri Sali.

Сподели на:

Related Posts