Për herë të parë pas 30 vitesh janë rinovuar tërësisht hapësirat e Qendrës Urgjente Kirurgjike , e furnizuar me inventar mjekësor dhe pajisje për qendrën. Kjo ishte arsyeja e vizitës së sotme në këtë institucion i ministrit të Shëndetësisë, dr. Bekim Sali, së bashku me zëvendësen e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjëse për Politika për Qeverisje të Mirë, znj.Sllavica Gërkovska.- Është renovuar pjesa ku është i vendosur reparti për pranim, dhoma e rianimacionit, dhoma për triazhë, salla e operacioneve, dhoma aseptike, hapësirat ndihmëse dhe nyjet sanitare. Për këtë qëllim janë ndarë 8 milionë denarë mjete buxhetore dhe mjete nga donacionet“, tha Sali.Ndryshe, 35.000 pacientë në vit trajtohen në Qendrën Urgjente nga gjithë territori i shtetit.
/**
*/