PROJEKTI PËR “ZBATIMIN E STRATEGJISË PËR SHËNDETËSI 2021-2030” ËSHTË PËRMBYLLUR ME SUKSES

Kam kënaqësinë t’ju drejtohem sot me rastin e përfundimit të projektit “Zbatimi i Strategjisë për Shëndetësi 2021-2030”. Kjo strategji përcakton rrugën dhe vizionin për sistemin shëndetësor, ndërsa projekti ka kontribuar në realizimin e kësaj vizioni përmes rekomandimeve konkrete dhe zgjidhjeve të zbatueshme.

Kemi vendosur themelet për ndryshime të qëndrueshme dhe afatgjata në sistemin shëndetësor.

Projekti përfshiu gjashtë komponentë, të cilat janë në përputhje me programin e Qeverisë.

Rekomandimet e dhëna do të ndihmojnë në zhvillimin e shërbimeve psikiatrike për fëmijët dhe adoleshentët, duke garantuar një qasje gjithëpërfshirëse ndaj kujdesit shëndetësor.

Është kryer një vlerësim i nevojave për spitalin e përgjithshëm në Shkup dhe janë vendosur bazat për riorganizimin e sistemit spitalor, një hap kyç drejt qëndrueshmërisë së sistemit shëndetësor.

Gjithashtu, kemi marrë rekomandime për zhvillimin e një kornize për kujdesin paliativ, duke konfirmuar përkushtimin tonë për një sistem shëndetësor më human dhe mbështetës për pacientët.

Vlerësimi financiar do të kontribuojë në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe të qasshëm për të gjithë, në përputhje me angazhimin tonë për menaxhim transparent të burimeve publike.

Projekti gjithashtu mundësoi vlerësimin e programeve të përvitshme të shëndetit publik, çka do të ndihmojë në shfrytëzimin më të mirë të resurseve dhe përmbushjen e prioriteteve për kujdesin parandalues.

Ngjarja e sotme shënon fillimin e një kapitulli të ri në përpjekjet tona për përmirësimin e kujdesit shëndetësor.

Falënderoj të gjithë ekspertët, punonjësit shëndetësorë dhe të gjithë ata që kontribuan në suksesin e këtij projekti. Së bashku, po krijojmë një sistem shëndetësor më human dhe më efikas.

Një falënderim i veçantë shkon për Delegacionin e BE-së për mbështetjen e tyre të çmuar, e cila ka një rëndësi të veçantë për përparimin e sistemit shëndetësor dhe për përvetësimin e vlerave evropiane.

Сподели на:

Related Posts