Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Taravari dhe zëvendësministri Jovica Andovski, sot kanë vizituar hapësirat e rinovuara të Institutit të Radiologjisë, të cilat gjenden në objektin e Klinikës Kirurgjike.
-Renovimi përfshin renovimin e dyshemeve, dyerve të reja, dritareve, gjegjësisht renovim të plotë të reparteve në objektin e Klinikës Kirurgjike. Investimi i përgjithshëm i Institutit të Radiologjisë është mbi 6 milionë denarë, nga të cilët 1,7 milionë denarë janë siguruar me mbështetjen e Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës, theksoi ministri Taravari.
Paralelisht me modernizimin e kushteve për trajtimin e pacientëve në këtë fushë, një fokus i veçantë i kushtohet fuqizimit të stafit, si dhe motivimit dhe stimulimit të sa më shumë mjekëve për t’u specializuar në fushën e radiologjisë.