RISITË NË OFTALMOLOGJI ISHIN TEMA E TAKIMIT TË SOTËM PROFESIONAL

Risitë në oftalmologji ishin tema e takimit të sotëm profesional nën organizimin e Shoqatës së Maqedonisë për Kirurgji Okulistike, në të cilin fjalim kishte edhe ministri i Shëndetësisë, dr. Bekim Sali.

– Besoj se ky takim profesional kushtuar risive në fushën e oftalmologjisë do të rezultojë në përfundime dhe njohuri të shumta shkencore, si dhe teknika dhe qasjet e reja në trajtimin e pacientëve, bazuar në mendimet dhe përvojat e profesionistëve të ndara në takimin profesional. – theksoi ministri Sali gjatë fjalimit të tij në këtë ngjarje.

Përndryshe, fokusi i takimit të punës është vendosur në risitë e kirurgjisë okulistike, operacionin e lenteve intraokulare, kirurgjinë e retinopatisë diabetike etj.

Сподели на:

Related Posts