SKRININGU DHE VAKSINIMI HPV –PARANDALIMI MË I MIRË PËR KANCERIN NË QAFËN E MITRËS

Mundësitë e trajtimit të kancerit të qafës së mitrës dhe përmirësimit të shëndetit riprodhues të grave duke rritur ndërgjegjësimin për këtë sëmundje , ishin temat kryesore të panel diskutimit  të mbajtur në Shkup, nën organizimin e  UNFPA-së  dhe Ministria e Shëndetësisë. Ekspertët nga komisioni nacional  për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës, komisioni nacional për imunizimin,

Drejtoria e  Shëndetësisë  Elektronike  Klinika Universitare e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Shoqata e Gjinekologëve dhe Obstetërve të Maqedonisë dhe Shoqata Mjekësore e Maqedonisë folën për gjendjen në vend, shërbimet ekzistuese, forcimin e partneriteteve nacionale  dhe krijimin e masave efektive të bazuara në fakte.

U konkludua se ekziston nevoja për të rritur ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me vaksinat HPV si parandalimi më i mirë për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës dhe skrininig  më masiv për këtë sëmundje malinje.

Сподели на:

Related Posts