SOT KA NISUR KARVANI I VAKSINIMIT NGA KOMUNA E SHUTO ORIZARËS

Me një vizitë në Shuto Orizarë ka nisur sot karvani për vaksinimin kundër COVID-19, i cili në dy javët e ardhshme do të përfshijë 14 komuna në të gjithë vendin. Në këtë aktivitet morën pjesë ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, së bashku me ambasadoren e SHBA-së në Shkup, Kate Burns, përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia Dijovani, si dhe përfaqësues të OBSH-së dhe USAID-it.“Në këtë mënyrë ne po e afrojmë vaksinimin pranë qytetarëve që ende nuk janë vaksinuar, pra më afër vendbanimit të tyre, me orar dhe vendndodhje të saktë, gjithë kjo sipas planit të paracaktuar. Në secilin prej këtyre vendeve, qytetarët, përveç mundësisë për t’u imunizuar, mund edhe të informohen për përfitimet e imunizimit kundër COVID-19”, tha Ministri Sali.📌 Nesër, 22 mars, 12:00-16:00 karvani është në Kratovë, në shesh.https://fb.me/e/1CdKxGmNvTë gjithë qytetarët e interesuar mund të vaksinohen në 14 lokacionet e karvanit të organizuar dhe çdo ditë pune në qendrën shëndetësore më të afërt. Vaksinat janë mënyra më e sigurt për ta zhvilluar imunitetin ndaj COVID-19 sesa infeksioni me virusin dhe tashmë është dëshmuar se ato ofrojnë mbrojtje më të sigurt se imuniteti natyror.

Сподели на:

Related Posts