Dr. Salija Latif

ISHP Instituti i Gerontologjisë “13 Nëntori” – Shkup është një institucion shëndetësor i specializuar, që kryen shërbime shëndetësore në fushën e mjekësisë geriatrike dhe paliative dhe është i vetmi i këtij lloji në Republikën e Maqedonisë. Ka katër objekte (geriatri, dy hospice në Shkup dhe Manastir, dhe shtëpia “Nënë Tereza” në Zlokuqan).
Qëllimi im kryesor është të siguroj kujdes të vazhdueshëm shëndetësor për pacientët tanë në fushën e mjekësisë geriatrike dhe paliative.

Përveç kësaj, në periudhën e ardhshme do të përpiqemi në rritjen dhe zhvillimin e institucionit dhe rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve shëndetësore në fushën e kujdesit shëndetësor geriatrik dhe paliativ për pacientët në pjeswn spitalore, si dhe për zhvillimin e ambulantave duke sjell metoda të reja dhe transparencë ndaj pacinetwve të tjerew nga jasht.

Për të realizuar vizionin tim planifikoj të zbatoj aktivitetet e mëposhtme prioritare:

• Zhvillimi i qendrave të kujdesit paliativ në territorin e Republikës së Maqedonisë – aktualisht një lloj i tillë i qendrave të kujdesit paliativ ekziston vetëm në Shkup dhe Manastir, nw kornizw tw institucionit tonë. Situata në praktikë kërkon hapjen e qendrave rajonale në qytete të tjera të mëdha të vendit, si departamente në spitale qw më pak shfrytëzohen në kapacitetet spitalore. Instituti si një qendër reference do të kryej trajnime shtesë për stafin mjekësor (mjekë, infermierë, fizioterapistë) dhe për stafin e mëtejshëm mjekësor (infermiere, kujdestare) të spitaleve të përzgjedhura nga Ministria e Shëndetësisë;

• Përfshirja e personelit mjekësor nga institucioni në edukimin e personelit të ardhshëm mjekësor.
Institucioni ynë shëndetësor ka resurse njerëzore, të cilat kanë njohuri dhe përvojë të gjerë të mjekësisë geriatrike dhe paliative. Për këtë fakt, në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, do të përpiqemi të miratojmë masa për përfshirjen e tyre aktive në edukimin e personelit të ardhshëm mjekësor në fakultetet mjekësore në vend;

• Lidhja me institucionet / organizatat ndërkombëtare tw të njëjtës fushë, shkëmbimi i përvojave, zhvillimi i mendimit shkencor në fushën e geriatrisë dhe mjekësisë paliative dhe edukimi i vazhdueshëm i të gjithë të punësuarve;

Puna e suksesshme dhe e vazhdueshme në zhvillimin e mjekësisë geriatrike dhe paliative në vendin tonë do të kontribuojë që institucioni ynë të bëhet qendër kryesore për kujdesin geriatrik dhe paliativ, i cili është gjithashtu misioni ynë kryesor.

Сподели на: