U MBAJT SIMPOZIUMI I 5-TË ME KARAKTER HUMANITAR

Sot u mbajt Simpoziumi i 5-të me karakter humanitar, nën organizim të Shoqatës së Implantologjisë së Maqedonisë me karakter ndërkombëtar, në të cilin fjalim kishte edhe ministri i Shëndetësisë, dr. Bekim Sali. Në këtë simpozium ligjëruesit ishin ekspertë të njohur nga gjashtë vende të huaja.

Implantologjia është degë jashtëzakonisht e rëndësishme e stomatologjisë, andaj besoj se nga ky simpozium do të dalin risi dhe arritje të shumta shkencore. Ashtu si deri më tani, Ministria e Shëndetësisë edhe më tej do ta mbështesë zhvillimin e implantologjisë, instalimin e teknikave dhe metodave të reja, me qëllim që të ofrojë shërbime stomatologjike sa më cilësore për pacientët. Një nga angazhimet e Ministrisë, për të cilin ne jemi veçanërisht të përkushtuar, është përmirësimi i sistemit të kujdesit primar shëndetësor. – theksoi ministri Sali gjatë fjalimit të tij.

Сподели на:

Related Posts