ZËVENDËSMINISTRI I SHËNDETËSISË, RENDEVSKI, PREZANTOI TRI STUDIME TË KRYERA NË VEND NË KONFERENCËN E PARË BOTËRORE PËR COVID-19 NË BEOGRAD.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Rendevski, prezantoi tri studime të kryera në vend në Konferencën e Parë Botërore për COVID-19 në Beograd.
Prej datës 26 mars në Beograd po mbahet Konferenca e Parë Botërore treditore kushtuar luftës kundër COVID-19, me pjesëmarrjen e ekspertëve eminentë mjekësorë nga e gjithë bota. Konferenca ka rreth 1000 pjesëmarrës, më shumë se 300 ligjërues në mbi 50 tema, si dhe ministra nga rajoni, duke përfshirë edhe Zëvendësministrin e Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vlladimir Rendevski.
Në panelin ministror, zëvendësministri Rendevski i prezantoi tri studime që vendi ynë dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse i kanë bërë në periudhën e kaluar të pandemisë COVID.
Studimi i parë e analizon numrin e pacientëve të rinj që janë infektuar, numrin e të vdekurve dhe numrin e të hospitalizuarve, në bazë të të cilit llogaritet një algoritëm për llogaritjen e gjendjes epidemiologjike dhe aplikimin e duhur të masave epidemiologjike.
Në studimin e dytë duhet theksuar se në popullatën e vaksinuar dhe të pavaksinuar është kryer skrining aerologjik, i cili rezultoi se grupi i parë i të pavaksinuarve e ka praninë e antitrupave në 75%, ndërsa në grupin e dytë të vaksinuarve rreth 86%, që flet se Maqedonia e Veriut është një vend me një gjendje mjaft të mirë imune.
Hulumtimi i tretë është studim retrospektiv, në të cilin është bërë analizë e variablave ndërmjet shërbimeve shëndetësore të ofruara në qendrat e COVID-19 në vend dhe një nga treguesit kryesorë që ka treguar dallime në cilësinë e këtyre shërbimeve shëndetësore është numri i personelit mjekësor për pacientët.

Сподели на:

Related Posts

TAKIM MEXhITI-BAUMGARTNER

11 Prill, 2023