REKOMANDIME PËR MENAXHIMIN E KORONAVIRUSIT PËR PERSONAT ME DIABET

Personat me diabet mund të kenë simptoma të rënda dhe komplikime gjatë infeksionit me Covid 19, por nëse diabeti kontrollohet mirë, atëherë rreziku i komplikimeve serioze është i ngjashëm me atë të popullatës së përgjithshme, sipas Klinikës Universitare të Endokrinologjisë.
Rekomandohet që personat me diabet të kenë informacione për kontakt me mjekun amë ose inferimeren e tyre, si dhe të sigurojnë sasi të mjaftueshme baenash dhe materiale për të monitoruar diabetin e tyre në shtëpi, në mënyrë që të mos duhet të largohen nga shtëpia nëse sëmuren.

Tek personat me diabet që janë të infektuar me virus mund të pësojnë përkeqësim të kontrollit të glikemisë gjatë sëmundjes. Ata duhet të praktikojnë “rregullat e sëmundjes” të rekomanduara për çdo situatë stresuese në mënyrë që të përmirësojnë gjendjen e tyre me diabetin.Ata gjithashtu duhet menjëher të lajmërohen tek mjeku amë , infermierja për këshilla se si të monitorojnë nivelin e sheqerit në gjak, çfarë adaptime do të duhet të bëjnë në ushqim dhe terapin e tyre, dhe të marrin sasi adekuate të barnave (veçanërisht insulinë). Përveç rekomandimeve të përgjithshme për mbrojtje nga virusi, rekomandime të veçanta për personat me diabet në rast sëmundjeje janë:


• Konsumim te mjaftueshëm te lëngjeve
• Monitorimi i nivelit të sheqerit në gjak
• Monitorim të temperaturës
• Nëse jeni në insulinë, monitoroni edhe trupat e ketonike
• Ndiqni rekomandimet e ekipeve shëndetsore


Sa për rikujtim,personat e infektuar me Covid 19 mund të ndjejn ethe, kollë, ngulçim(probleme me frymëmarrjen), të ndjehen të lodhur dhe të kenë dhimbje muskulore.
Sipas të dhënave aktuale, 98% e pacientëve të infektuar mbijetojnë, shumica e rasteve (> 80%) janë me pamje të lehtë klinike dhe tregojnë vetëm simptoma minimale të ngjashme me gripin dhe njerëzit mund të shërohen në shtëpi.

Një numër rastesh (rreth 14%) janë të rënda, dhe shumë pak (rreth 5%) mund të jenë kritike.Disa njerëz nuk kanë asnjë simptom, ose vetëm simptoma të buta të ftohjes së zakonshme.Tek të tjerët, COVID-19 mund të çojë në probleme serioze, siç është pneumonia (ndezje të mushkërive) apo edhe vdekje.

Kjo gjendje është më e shpeshtë te njerëzit me probleme të tjera shëndetësore, veçanërisht të moshuarit, ata me sëmundje kardiovaskulare, sëmundje kronike të mushkërive dhe shtypje të lartë të gjakut, dhe njerëzit me diabet që mund të kenë simptoma dhe komplikime të rënda gjatë infeksionit me Covid 19. Por siç u theksua më parë, nëse diabeti kontrollohet mirë, rreziku i komplikimeve serioze është i ngjashëm me atë të popullatës së përgjithshme.

Nëse njerëzit me diabet nuk e kontrollojnë mirë diabetin dhe kanë variacione të sheqerit në gjak, ekziston rreziku më i madh i një forme më të rëndë të infeksionit me Covid- 19 në krahasim me popullatën e përgjithshme, pasi aftësia e trupit për të luftuar infeksionin është dobësuar.

Share This Article :

Related Posts