MJEKU YT – Dr. Maja Kirjas, kirurg i otorinolaringologjisë, Klinika Universitare për vesh, hundë dhe fyt
Nga mosha e re gjithmonë mahnitesha nga njerëzit dhe punëtorët e shëndetësisë, të cilët u ndihmonin familjeve, fqinjëve dhe shokët kur nuk ndiheshin mirë, gjegjësisht u ofronin ndihmë atyre që më së shumti vlenin në jetën time.
Nuk mendova se cfarë titulli dua të kem, por e dija që doja të zbuloj se cfarë i mundon njerëzit, ta njoh shkakun e dhimbjes së tyre dhe të jem ajo që do të ju kthen shëndetin dhe buzëqeshjen.
Në familjen time nuk kishte asnjë që do ti mbron nga sëmundjet dhe do ju ofron ndihmë të përzemërt.
Nga biblioteka e shtëpisë e lexova përnjëherë librin “Mjeku popullor”, duke e tejkaluar kështu frikën se duhet të sigurohem se shëndeti dhe fuqia ime do të jenë garancion që do të mundem të jem mbështetje edhe për të tjerët.
Kur prindërit vendosën të ma plotësojnë dëshirën dhe të më blejnë Enciklopedinë Mjekësore, vendimi im ishte përfundimtar-doja ta kem profesionin më human dhe më fisnik që mund ta imagjinoj-profesion i cili cdo ditë shpëton jetë dhe i cili me cdo progres të vogël në shkencë dhe teknologji u jep shpresë për jetë një numri të madh të njerëzve.
Ditën kur unë e dhash betimin e Hipokratit e mbaj mend si sot dhe më jep energji të vazhdueshme në cdo përpjekje timen që ngërcin e fytyrës së pacientit ta kthej në buzëqeshje.