Dr. Tefik Sali

MJEKU YT – Dr. Tefik Sali, mjek i përgjithshëm në Tetovë

Nga natyra unë jam një njeri që nuk beson në të pamundurën dhe mu këtu e gjej motivimin më të madh për të realizuar ëndrrat e mia. A për ta thonë se në qoftë se nuk ju friksojnë atëherë nuk janë mjaft të mëdha.
Që nga fëmijëria e hershme ëndërroja të bëhem mjek. Atë që të gjithë rreth meje thonin se ishte e pamundur, unë si një fëmijë nga familje rome të varfër dhe jo të edukuar të arrij sukses në qëllimet e mia që një ditë të shëroj njerëzit, më ndjellte më shumë pasion dhe motivim për të provuar.
Nuk ishte e lehtë, por ja, sot unë jam duke qëndruar me një mantel të bardhë para jush dhe para të gjithë atyre që më kanë zgjedhur mua për t’u kujdesur për shëndetin e tyre. Për disa vite unë jam duke punuar si mjek i përgjithshëm në Tetovë me ekip dhe pacientë të moshave dhe përkatësisë etnike të ndryshme.
Frymëzimi më i madh në punë si një mjek është ruajtja e shëndetit dhe buzëqeshjes në fytyrat e pacientëve të mi. Kënaqësia e tyre për mua është shpërblimi më i madh dhe motiv për punë të mëtejshme.
Jam i vetëdijshëm për problemet me të cilat përballemi në shëndetësi, por unë jam gjithashtu i bindur dhe besoj se secili prej nesh mund të kontribuojë në zgjidhjen e tyre, sepse ne meritojmë pacientët të shëndetshëm dhe vital, meritojnë mjekë të kënaqur dhe të mirë dhe meritojmë shëndetësi më të mirë!

Сподели на: