MINISTRIA E SHËNDETËSISË E GATSHME PËR UEFA SUPERKUPËN NË SHKUP

Në prag të Superkupës së UEFA-s – Klinika për Toksikologji siguroi ekipe të dyfishta për kujdestari në 48 orët e ardhshme, si dhe ekipe tjera në thirrje.
Me qëllim për ndihmë eventuale më të suksesshme për të ftuarit, apelojmë dhe kujtojmë qytetarët e Shkupit që t’i përdorin shërbimet e Qendrës Emergjente në SPQ 8 Shtatori – si objekti më i afërt ku ata mund të marrin shërbimet e nevojshme shëndetësore.

Gjithashtu, në kuadër të ndihmës mjekësore emergjente të Shtëpisë Shëndetësore Shkup – janë siguruar ekipe shtesë, kurse automjete për ndihmë emergjente mjekësore do të jenë të pranishme në sheshin Maqedonia, ku do të zhvillohet transmetimi qendror.

Ministria e Shëndetësisë, informoi të gjitha institucionet shëndetësore publike për shkallë më të lartë të gatishmërisë, pra për të siguruar ekipe të mjaftueshme për rritje të mundshme të numrit të pacientëve.

Сподели на:

Related Posts

Остави коментар