UDHËZUES PËR QYTETARËT PËR CAKTIMIN E TESTIMEVE TE MJEKU AMË

Përcaktimi i marjes se strishove -materialeve nga dita e djeshme po bëhet edhe nga mjekët e amë.
Nëse qytetarët kanë ndonjë nga simptomat e mëposhtme: kolllitje të thatë, ethe, ose vështirësi në frymëmarrje, ata së pari duhet të telefonojnë mjekun e familjes. Për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe shëndetin e qytetarëve të tjerë, ata nuk duhet të shkojnë në zyrë, por vetëm të telefonojnë mjekun e familjes me telefon. Mjeku i familjes u bën pyetje qytetarëve dhe ata përgjigjen në pyetjet e parashtruara. Sipas përgjigjeve të sondazhit epidemiologjik, një algoritëm elektronik tregon nëse kërkohet apo jo testimi, dhe nëse është e nevojshme shkalla e urgjencës. Me këtë rast, ju bëjmë thirrje qytetarëve që ata janë të detyruar të japin të dhëna të sakta për anketimin epidemiologjik në interes të shëndetit publik dhe përcaktimin e saktë të urgjencës për testime. Ne gjithashtu i nxisim ata të raportojnë vetëm nëse kanë simptoma, të mos rëndojnë sistemin në mënyrë të panevojshme
Në rast se do të bëhet testimi, Mjeku i pergjithshëm bën caktimin per testimin nepermjet sistemit,,TERMINI IM’’ në një nga vendet me të aferta të vendbanimit të pacientit. Pa kete, testimi është i pamundur dhe prandaj qytetarët paralajmërohen të mos shkojnë pikat e kontrollit pa takim.
Në takimin e caktuar, nuk duhet të shkoni te mjeku i familjes ose të merrni një konfirmim, qytetarët duhet të shkojnë direkt në pikën e kontrollit për t’u testuar. Ata theksojnë se duhet të mbajnë maska mbrojtëse dhe doreza dhe mundësisht të shmangin transportin publik. Pacientët do të njoftohen për rezultatet pas marrjes së strishove, dhe do të trajtohen në përputhje me rrethanat, qoftë në Klinikë, Spital apo shtëpi,duke qene në komunikim të plotë me mjekët e tyre të përgjithshëm, infermierin dhe mjekun në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.
Numri pa pagesë në qendrën e kontaktit të Ministrisë së Shëndetësisë 0800 002 03 është në dispozicion për të mbështetur qytetarët, si dhe tu ofrojë informacione se si të planifikoni teste dhe rekomandime të tjera në lidhje me koronavirusin.

Сподели на:

Related Posts