Një nga vendet ku do të zbatohen dy projekte kryesore ndërkombëtare për të luftuar koronavirusin.
Përkatësisht sot Organizata Botërore e Shëndetèsis ka konfirmuar pjesëmarrjen e vendit tonë në programin “Solidariteti”, i cili është një studim i madh, ndërkombëtar, i krijuar për të siguruar të dhëna për trajtimin më efektiv të pacientëve me COVID-19. Qëllimi i studimit është të përcaktojë efikasitetin e 5 opsioneve terapeutike për të trajtuar pacientët me COVID 19 brenda protokolleve të përcaktuara.
Eshtë një program multiqendror që ka përfshirë vende nga e gjithë bota deri më tani: Argjentina, Bahreini, Kanada, Franca, Irani, Norvegjia, Afrika e Jugut, Spanja, Zvicra dhe Tajlanda.
Ministria e Shëndetësisë është në koordinim të vazhdueshëm me zyrën e OBSH në vendin tonë, e cila duhet të sigurojë mbështetje teknike dhe eksperte për realizimin e studimit në përputhje me kushtet dhe kriteret.
Për më tepër, një program trajnimi online “COVID 19 Training Response” për profesionistë të kujdesit shëndetësor është nisur sot në Ministrinë e Shëndetësisë. Trajnimi u zhvillua nga Project HOPE në bashkëpunim me Universitetin Brown në Shtetet e Bashkuara dhe bazohet në rekomandimet e OBSH-së për trajtimin e përhapjes së sëmundjes dhe mbrojtjen e profesionistëve të shëndetit, dhe aktualisht vendi ynë është ndër vendet e para në Evropë ku fillon programi.
Duke pasur parasysh faktin se shumë profesionistë shëndetësorë në të gjithë botën vuajnë nga COVID-19, në trajnim do të marrin pjesë profesionistë shëndetësorë, me qëllim kryesor trajnimin e stafit mjekësor para së gjithash për të mbrojtur veten e tyre dhe kështu të jenë në gjendje të ofrojnë kujdes I cili eshte i duhur në fushën e parandalimit dhe shpërndarjes së sëmundjeve, kontrollin e situatës, stabilizimin e pacientëve, diagnostikimin dhe menaxhimin e situatës, depistimin dhe trajtimin, sidhe vlerësimin e aftësive të sistemit shëndetësor dhe zhvillimin e tij.
Në Qendrën tonë Klinike, në trajnime do të marrin pjesë 20 mjekë dhe 20 infermierë, të cilët do të transferojnë njohuritë e marra nga ekspertë nga Sh.B.A dhe Universiteti me kolegët e tyre, jo vetëm në institucionet në Shkup, por edhe në të gjithë shtetin, në të gjitha Institucionet e Shëndetit Publik gjithkund ku ka staf që mund të vije në kontakt me pacientët me KOVID-19.
/**
*/