SOT MINISTRI I SHËNDETËSISË, BEKIM SALI, KISHTE NJË BISEDË TELEFONIKE ME KOLEGUN E TIJ NGA KOSOVA, MINISTRIN E SHËNDETËSISË, RIFAT LATIFI

Sot ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, kishte një bisedë telefonike me kolegun e tij nga Kosova, ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, me ç’rast janë diskutuar masat e reja të Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj të gjithëve shtetasve të huaj që hyjnë në këtë shtet.Ministri Bekim Sali shprehu mirëkuptim për vendimin e qeverisë kosovare, që ka ardhur duke e pasur parasysh gjendjen epidemiologjike në shtetin fqinj, si dhe kapacitetet e tyre për përballjen me këtë valë të virusit. Po ashtu, ministri Bekim Sali ia përcolli kolegut të tij kosovar edhe brengën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, që kanë lidhje familjare, biznesore e detyrime të tjera që i lidhin me Kosovën, e të cilët kjo masë i ka kufizuar ndjeshëm. Duke konstatuar bashkërisht se gjendja me pandeminë në të dyja vendet është gati e njëjtë, ministri Bekim Sali kërkoi nga homologu i tij, Latifi, që ta rishqyrtojnë këtë vendim dhe të kërkojnë një mundësi tjetër që edhe të mbrohet shëndeti i qytetarëve të të dyja vendeve, por edhe të mos pengohet qarkullimi i tyre i lirë.

Сподели на:

Related Posts