MINISTRI I SHËNDETËSISË, DR. BEKIM SALI, SOT REALIZOI TAKIM ME AMBASADOREN E BRITANISË SË MADHE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT, SH. S. REJÇELL

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, sot realizoi takim me ambasadoren e Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh. S. Rejçell Gallovej, me ç’rast i shprehu falënderim për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar gjatë pandemisë COVID, për vaksinimin, si dhe për ndikimin e saj ndaj sistemit shëndetësor.Ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, shprehu interes edhe për thellimin e këtij bashkëpunimi, përmes nënshkrimit formal të marrëveshjes për bashkëpunim në më shumë fusha të shëndetësisë dhe mjekësisë, me çka do të mundësohen specializime mjekësore, trajnime për metoda dhe trajtime bashkëkohore të diagnostifikimit, zhvillim të projekteve të përbashkëta dhe lloje të tjera të bashkëpunimit që janë në interes të avancimit të dijeve për profesionistët e shëndetësisë.

26826816 Comments2 SharesLikeCommentShare

Сподели на:

Related Posts