MINISTRI I SHËNDETËSISË, DR. BEKIM SALI, U TAKUA SOT ME AFËRDITA SHALËN, SHEFE E ZYRËS SË UNFPA-SË

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, u takua sot me Afërdita Shalën, shefe e zyrës së UNFPA-së.Me këtë rast u rikonfirmua se Ministria e Shëndetësisë dhe UNFPA do të vazhdojnë të punojnë në promovimin e shëndetit të nënës dhe të porsalindurve në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor.Interes i veçantë, në takim, iu kushtua edhe qasjes inovative në ofrimin e shërbimeve gjinekologjike për kategoritë e pambrojtura përmes klinikave mobile.Gjatë diskutimit, u dakordua që në periudhën e ardhshme të përgatitet një plan veprimi për shëndetin seksual dhe riprodhues, në mënyrë që të kemi një qasje gjithëpërfshirëse të bazuar në të drejtat e njeriut për shëndetin e grave dhe vajzave, si dhe për barazinë gjinore.Përpjekjet e intensifikuara po bëhen për ta avancuar parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.

Сподели на:

Related Posts