MINISTRI I SHËNDETËSISË DR.BEKIM SALI, KISHTE TAKIM PUNE ME Z. SPASE DODEVSKI, KËSHILLTAR I KRYEMINISTRIT TË QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Vazhdimi i reformës për modelin e ri të vlerësimit të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara, sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Funksionimit – KNF, ishte kryefjala e takimit të punës, ku sot diskutoi ministri i Shëndetësisë Dr.Bekim Sali, dhe z. Spase Dodevski, këshilltar i Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për kujdes shëndetësor, arsim, mbrojtje sociale për personat me aftësi të kufizuara dhe Kryetar i Trupit Nacional Koordinativ për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, si dhe znj. Lidija Krstevska Dojçinovska, Këshilltare Shtetërore në zyrën e kryeministrit.Në takim u diskutua për nevojën e miratimit të ndryshimeve në Ligjin për kujdes shëndetësor, të cilat do të mundësojnë institucionalizimin e organeve regjionale të ekspertëve për vlerësim funksional në kuadër të Shërbimit të Vlerësimit Funksional në ISHP Qendra Shëndetësore – Shkup. Spase Dodevski, kryetar i Trupit Nacional Koordinativ për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, theksoi rëndësinë e përmirësimit të qasjes fizike në objektet shëndetësore.Gjithashtu u theksua gatishmëria për hapjen e debatit për mundësinë e përjashtimit nga participimi për shërbimet shëndetësore për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara, për të cilën Fondi i Sigurimeve Shëndetësore duhet të bëjë një analizë të implikimeve financiare“Sistemi shëndetësor duhet të jetë i gatshëm t’u përgjigjet nevojave të të gjithë qytetarëve dhe secili të marrë kujdesin dhe shërbimin e nevojshëm shëndetësor”, tha ministri Sali.

Сподели на:

Related Posts