Për ta avancuar shëndetin e grave, shërbimet shëndetësore gjinekologjike për gratë i ofrojmë në vendet më të vogla dhe më të pashërbyera. Për këtë qëllim, ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, së bashku me Rosana Duzhak – Koordinatore e Përhershme e OKB-së dhe përfaqësuese e agjencive të OKB-së – UNFPA, OBSH dhe UNICEF, e vizituan klinikën mobile gjinekologjike në Çeshinovë-Obleshevë. Aty ofrohen shërbime në fushën e shëndetit seksual dhe riprodhues, siç është skriningu i kancerit të qafës së mitrës, ekzaminimet antenatale të grave shtatzëna dhe planifikimi familjar.Deri më tani, klinikat mobile gjinekologjike kanë kryer ekzaminime në disa komuna – Sveti Nikollë, Vrapçisht, Gradskë, Lozovë dhe Çashkë. Zbatimi i shërbimeve mobile gjinekologjike mbështetet në projektin “Shërbime shëndetësore të sigurta dhe inovative në kohën e COVID-19”, që është i financuar nga Fondi i OKB-së për Reagimin dhe Rimëkëmbjen nga COVID-19 dhe ky është program i përbashkët që synon përmirësimin e qasjes në shëndetin seksual dhe riprodhues, imunizimin dhe shërbimet për mbrojtje gjinore,kjo bazuar në dhunën ndaj grave, adoleshentëve dhe fëmijëve, me theks të veçantë te kategoritë e pambrojtura në vende periferike dhe mjedise të pashërbyera.Bartës i këtyre aktiviteteve është Ministria e Shëndetësisë, ndërsa ato realizohen në bashkëpunim me UNFPA-në, Shoqatën e Mjekëve të Maqedonisë, Shoqatën e Gjinekologëve dhe Obstetërve të Maqedonisë, Klinikën e Gjinekologjisë, Kryqin e Kuq dhe partnerë të tjerë.
/**
*/