Sot, në manifestimin e përbashkët me Kryqin e Kuq, me rastin e 17 Marsit – Ditës së Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ditës së Dhurimit të Gjakut, ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, u ndau mirënjohje organizatave të Kryqit të Kuq dhe i përgëzoi për angazhimin dhe përkushtimin e tyre për të inkurajuar sa më shumë donatorë.“Me aksionet e Kryqit të Kuq dhe Institutit të Transfuziologjisë vetëm vitin e kaluar janë mbledhur gjithsej 53,133 njësi gjaku, që është më shumë se 52,000 njësi të planifikuara. Ky manifestim është një mundësi e shkëlqyer për ta theksuar rëndësinë e dhurimit të gjakut si një gjest jashtëzakonisht solidar dhe human”, tha me këtë rast ministri Sali.Kryqi i Kuq është partneri ynë i përhershëm në realizimin e aktiviteteve të Programit për organizimin dhe avancimin e dhurimit të gjakut në vend, veçanërisht në aspektin e punës së vazhdueshme shëndetësore-edukative dhe motivuese te popullata, por edhe në përgatitjen e drejtpërdrejtë të aksioneve të dhurimit të gjakut, përgatitjen e materialeve informative, pjesëmarrjen e vullnetarëve, si dhe ndarjen e mirënjohjeve për dhuruesit e gjakut. Këtë vit buxheti i Programit është 45 milionë denarë.
/**
*/