“Është e nevojshme të rritet mbulimi me vaksinën MMR. Për këtë qëllim, së bashku me UNICEF-in dhe me mbështetje të OBSH-së, po fillojmë me aktivitete të përbashkëta për ta afirmuar efektin e vaksinave të rregullta për fëmijë”, tha në konferencën e sotme për media ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, në prag të Javës Europiane të Imunizimit.Synimi ynë është që të arrijmë te sa më shumë prindër dhe t’i inkurajojmë ata që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre në kohën e duhur. Të gjitha vaksinat, që janë pjesë e Kalendarit Nacional të Imunizimit, janë të disponueshme dhe janë jashtëzakonisht të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit.Gjithashtu ai theksoi se synimi i përbashkët është arritja e mbulimit të rekomanduar prej 95 për qind.”Po fillojmë me intensifikimin e punës në terren për t’i gjetur fëmijët e pavaksinuar, duke e bërë këtë përmes dërgimit të porosive SMS-ve për prindërit që e kanë vonuar vaksinimin e fëmijëve të tyre, si dhe përmes fuqizimit të rrjetit rajonal të koordinatorëve nga qendrat e imunizimit në gjithë vendin”, përfundoi ministri Sali.
/**
*/