REZONANCË E RE MAGNETIKE PËR HERË TË PARË ËSHTË SIGURUAR PËR SPITALIN E PRILEPIT

Rezonancë e re magnetike për herë të parë është siguruar për Spitalin e Prilepit. Me këtë shënojmë kapitull të ri në fuqizimin e diagnostifikimit në këtë institucion”, tha ministri Bekim Sali gjatë vizitës së sotme në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit. Aparati për rezonancë magnetike është siguruar si pjesë e fondeve IPA për shtetin tonë për përballimin e kërcënimeve shëndetësore dhe përforcimi përmes këtij projekti vazhdon edhe në institucionet e tjera shëndetësore.Bëhet fjalë për aparatin Philips Ingenia 1,5 T Omega me fuqi të fushës magnetike 1,5 Т (teslla). “Rezonanca e re magnetike prej sot është e lidhur me shërbimin Termin im dhe me sistemet PAKS. Me këtë, vazhdojnë investimet në pajisje, gjithë kjo në interes të përafrimit të kësaj procedure të sofistikuar diagnostike për pacientët”, theksoi ministri Sali. Gjithashtu, në fushën e pajisjeve është siguruar eho e re gjinekologjike, digjestor i ri i patologjisë. Aktualisht po rrjedh procedura për sigurimin e pajisjeve mjekësore, aparateve për anestezion, për kirurgji, për terapi fizikale, për mjekësinë e punës, si dhe monitorë të transportit të pacientëve.

Сподели на:

Related Posts