REKOMANDIME PËR MBROJTJEN E SHËNDETIT TË POPULLATËS NGA TEMPERATURAT E LARTA

Për shkak të temperaturave të larta, që e kanë përfshirë së fundmi territorin e shtetit, Ministria e Shëndetësisë apelon deri te qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtjen e shëndetit, e veçanërisht të kenë kujdes dhe t’i marrin masat e duhura për mbrojtjen nga rrezatimi UV. Nëse indeksi UV është më i lartë se 8, sigurohuni që të përdorni krem kundër diellit dhe kapele, por edhe që lëvizja e juaj jashtë të jetë nën hije. Rrezatimi UV dhe nxehtësia janë më të fuqishme në periudhën ndërmjet orës 10 dhe 14, andaj rekomandohet që gjatë kësaj periudhe të jeni sa më pak të ekspozuar ndaj diellit. Njëkohësisht, vizitorët e plazhit duhet ta kenë parasysh se rëra e bardhë dhe sipërfaqet e tjera të ndritshme reflektojnë rrezatimin UV dhe mund ta dyfishojnë ekspozimin ndaj rrezatimit

.👉Në vazhdim jua kujtojmë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtjen e shëndetit:- Gjatë ditëve jashtëzakonisht të nxehta, qëndroni më gjatë në ambiente të brendshme (kryesisht të klimatizuar), ndërsa gjatë qëndrimit të detyrueshëm në hapësirë të hapur gjatë kësaj periudhe, gjeni mundësi për pushime më të shpeshta nën hije.- Vishni veshje me ngjyra të hapura dhe të lehta, ndërsa kur rrini në rreze direkte të diellit, vendosni syze dhe kapele. Për rrezitje të përdoret krem me faktor të lartë mbrojtës.- Të merren sasi të mëdha të lëngjeve, më mirë ujë i thjeshtë i pijshëm, dhe shmangni pijet alkoolike. Njëkohësisht, të konsumohet sasi më e paktë e ushqimit, kryesisht fruta dhe perime, si dhe më pak ushqime yndyrore.- Kur të hyni në makinë, patjetër një kohë duhet ta ajrosni

.👉Për shkak të temperaturave të larta dhe rritjes së mundësisë së helmimit nga ushqimi dhe sëmundjet infektive të zorrëve, rekomandohet larja e detyrueshme e produkteve bujqësore dhe hortikulturore (të gjitha perimet dhe pemët) para përdorimit të tyre, pastaj përgatitja termike e ushqimit dhe konsumimi i tij sa më shpejt pas përgatitjes, ndërsa nëse ato nuk përgatiten për ushqim, duhet të vendosen në frigorifer në +4 gradë Celsius dhe para përdorimit të ngrohen në +100 gradë. Rekomandohet t’i shmangni produktet që nuk trajtohen termikisht.Të sëmurët kronikë këshillohen ta marrin rregullisht terapinë e përshkruar, gjithsesi në konsultim me mjekun amë.

Сподели на:

Related Posts