Aparati i ri më bashkëkohor i rentgenit me rrezatim minimal për diagnostikimin e osteoporozës , është i vetmi i këtij lloji në shtet , është siguruar dhe instaluar në Klinikën Universitare të Endokrinologjisë.
- Vazhdojmë me investime , si kjo e sotmja , të cilat mundësojnë qasje në diagnostikën e pacientëve , tha ministri i Shëndetësisë , dr. Bekim Sali gjatë vizitës së sotme në klinikë.