Sot, ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, ishte në vizitë në Spitalin e Përgjithshëm të Tetovës, ku bashkë me drejtorin, Dr. Amir Elezi, bënë inspektimin e punimeve për meremetimin e çatisë së objektit të Dermatologjisë dhe Mjekësisë Fizikale, që është një investim këmbëngulës i Ministrisë së Shëndetësisë.“Meremetimi i objekteve aktuale shëndetësore, ndërtimi i objekteve të reja dhe pajisja e tyre me aparaturë më bashkëkohore është ndër prioritetet e tona në drejtimin e kësaj ministrie dhe unë kam kënaqësi që në këtë drejtim punët na ecin mbarë edhe në Spitalin e Përgjithshëm të Tetovës. Ne duhet ta bëjmë punën në mënyrën më të mirë, që edhe pas nesh të tjerët të përfitojnë prej këtyre përpjekjeve.”, ka deklaruar me këtë rast ministri Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali.
/**
*/