DITA NDËRKOMBËTARE E FOSHNJAVE TË LINDURA PARAKOHE – ËSHTË ZVOGËLUAR VDEKSHMËRIA, 8,2% NË VITIN 2022

– Ulje e ndjeshme e vdekshmërisë së foshnjave të lindura para kohe, nga 25% në vitin  2016 në 8.2% në vitin  2022, në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë shënuam bashkërisht Ditën Botërore të Prematuritetit – 17 Nëntorin.

Kemi realizuar aktivitete të shumta për avancimin në këtë segment, si furnizimi e pajisjev mjekësore më bashkëkohore, në bashkëpunim me OBSH-në, UNFPA-në  dhe UNICEF-in  për zhvillimin dhe implementimin e Master -Planit për kujdesin perinatal, theksoi ministri  dr.Bekim Sali në fjalimin e tij përshëndetës .

Në KGJA janë investuar 2.2 milionë euro për përmirësimin e kushteve për trajtimin e grave shtatzëna dhe të porsalindurve.

Сподели на:

Related Posts