Ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, realizoi takim me z. Metju Loson, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Me këtë rast u diskutuan çështje aktuale nga rajoni dhe bota, të shkaktuara nga pandemia COVID-19, si dhe për gjendjen aktuale në sistemin shëndetësor të Maqedonisë, por edhe për mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.