MINISTRI SALI MORI PJESË NË HAPJEN E TRETË TË TAKIMIT KUSHTUAR SËMUNDJEVE TË RRALLA NË EUROPËN JUGLINDORE

Ministri i Shëndetësisë dr. Bekim Sali mori pjesë në hapjen e tetë të takimit kushtuar sëmundjeve të rralla në Europën Juglindore, të organizuar nga Shoqata e Pediatërve.

Në fjalimin e tij, ministri Sali theksoi se po aplikohet një risi e rëndësishme në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve – nga 1 tetori do të fillojmë me skrining të hershëm për atrofinë muskulore kurrizore me qëllim të zbulimin të hershëm, diagnozës së hershme dhe fillimit të terapisë në kohë.

Shoqata e Pediatërve është partneri ynë në mbështetjen e vazhdueshme të personave me sëmundje të rralla, andaj vetëm me përpjekje dhe angazhime të përbashkëta nga të gjitha institucionet relevante dhe shoqatat nga kjo fushë do ta bëjmë të mundur avancimin e trajtimit dhe cilësisë së jetës së këtyre personave, – tha Sali.

Në furnizimin publik për vitin 2022 është paraparë furnizimi i 46 barnave për trajtimin e pacientëve me sëmundje të rralla.

– Sëmundjet e rralla janë një fushë e ndjeshme të cilës Ministria e Shëndetësisë i është përkushtuar në mënyrë të veçantë, – përfundoi ministri Sali.

Сподели на:

Related Posts