Dita Ndërkombëtare e Retinës ishte arsyeja e takimit të sotëm të ministrit, Bekim Sali, me drejtorin e Klinikës për Sëmundje të Syve, prof. Hristijan Duma, me Prof. Drejtim Binën dhe me profesorin e njohur nga Greqia Miltos Balidis, me të cilët diskutuam për drejtimet e ardhshme të zhvillimit dhe aplikimit të metodave të reja bashkëkohore për t’i mjekuar pacientët me sëmundje të syve.
Në takimin, me Dr. Balidis gjithashtu u diskutua për fillimin e transplantimit të kornesë si hap i ardhshëm në zhvillimin e mjekësisë transplantuese në vend.