Ministri i Shëndetësisë, dr. Bekim Sali mori pjesë në shënimin e jubileut të 40-të nga ekzistenca e Spitalit të Specializuar për Parandalimin, Trajtimin dhe Rehabilitimin e Sëmundjeve Kardiovaskulare në Ohër.
Spitali është i vetmi ISHP ku kryhet veprimtaria e kardio-rehabilitimit për pacientët pas ndërhyrjeve kardiokirurgjike dhe pas infarktit akut të miokardit trajtohen në mënyrë konservative ose me ndërhyrje perkutane.
Këtu në repartin e kardiologjisë intervenuese, kryhen rreth 2000 procedura diagnostike dhe intervenuese në vit, nga të cilat 170 intervenime në arteriet periferike, 90 stentime të arteries karotide, 400 infarkte akute, si dhe 100 intervenime endovaskulare në venat periferike. Rreth 2500 pacientë trajtohen çdo vit këtu për mjekim intensiv, – theksoi ministri Sali në fjalimin e tij në kuadër të shënimit këtij jubileu të spitalit.