Ministri i Shëndetësisë, dr. Bekim Sali, mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare kushtuar Leukemisë Kronike Meiloike, që u organizua nga Shoqata për Ndihmë të të Sëmurëve me Leukemi Kronike Meiloike dhe Shoqata për Ndihmë dhe Mbështetje të Pacientëve me Sëmundje Hematologjike “Hema”.
– Ata nuk janë të vetëm në luftën e tyre jetësore, por e gëzojnë mbështetjen e gjithë sistemit shëndetësor. Pikërisht në Klinikën e Hematologjisë është në dispozicion terapia më bashkëkohore, me të cilën sistemi ynë shëndetësor qëndron hap me sistemet më të avancuara botërore, – tha me këtë rast ministri Sali.
– Me shoqatat kemi bashkëpunim jashtëzakonisht të suksesshëm dhe punojmë së bashku në drejtim të avancimit të trajtimit të leukemisë kronike meiloike, si dhe në mbështetjen e këtyre njerëzve në tejkalimin e sfidave të tyre të jetës, – shtoi ai.