MINISTRI SALI: NJË MUNDËSI E MIRË PËR PROMOVIMIN E SHËNDETIT NË SHKOLLA

Shkollat ​​që promovojnë shëndetin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përgatitja e planit të implementimit”, ishte tema e punëtorisë së sotme të organizuar nga OBSH-ja, ku mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, dr. Bekim  Sali.


Një mundësi e mirë për promovimin e shëndetit në shkolla është përforcimi i koordinimit ndërmjet institucioneve shëndetësore, arsimore dhe institucioneve të tjera relevante për shëndetin e fëmijëve dhe adoleshentëve, me qëllimin për ta bërë çdo shkollë një shkollë promovuese të shëndetit, duke ndjekur udhëzimet dhe standardet e reja të vendosura nga OBSH-ja për të arritur rezultate shëndetësore dhe arsimore në periudhën që vijon, theksoi ministri Sali gjatë fjalimit të tij në këtë ngjarje.

Сподели на:

Related Posts