SIMPOZIUMIT „GARDASIL 9 – NJË VAKSINË PËR TË GJITHË”

-Jam i nderuar që pata mundësinë të jem pjesë e Simpoziumit „Gardasil 9 – Një vaksinë për të gjithë” i cili ofron një mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer njohuri nga praktika profesionale dhe për të shkëmbyer përvoja ndërmjet studiuesve dhe praktikuesve.

Duke filluar nga muaji i ardhshëm, do të mundësojmë përditësimin e Kalendarit të Rregullt të Imunizimit duke prezantuar vaksinën nëntëvalente HPV-Gardasil 9. Po kalojmë nga katërvalenti në atë nëntëvalent dhe si risi, për herë të parë vaksina do të jetë e disponueshme edhe për djemtë. Këtë e kemi arritur së bashku me MSD, me synimin për të mbrojtur pacientët tanë nga infeksionet e shkaktuara nga papillomavirusi human dhe nga zhvillimi i lezioneve prekanceroze. Si Ministri e Shëndetësisë do të vazhdojmë edhe më tej të forcojmë sistemin shëndetësor dhe të avancojmë kujdesin shëndetësor parandalues, tha ministri i Shëndetësisë, dr. Ilir Demiri.

Сподели на:

Related Posts