100 DITË QEVERI- PAJISJE TË REJA MJEKËSORE, DIAGNOSTIKIM I PËRFORCUAR DHE INVESTIME TË SHUMTA NË SHËNDETËSI DHE NË KUSHTET ME SITUATËN E PANDEMISË COVID-19

Në vazhdimësi sigurojmë pajisje të reja mjekësore më bashkëkohore për institucionet shëndetësore publike, me qëllim avancimin e kushteve për trajtimin e pacientëve dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Në Institutin e Radiologjisë janë instaluar katër pajisje të reja për tomografi kompjuterike dhe rezonancë magnetike, të siguruara në bashkëpunimin me Bankën Botërore. Me këtë investim mundësojmë qasje më të shpejtë të pacientëve në shërbimet e nevojshme diagnostikuese, me këtë dhe zbulimi më i shpjetë dhe trajtimin i i sëmundjeve, veçanërisht në rastin e tumoreve malinje ku zbulimi i hershëm është vendimtar. Me grant nga Japonia janë siguruar për disa Klinika pajisje më bashkëkohore të trajtimit mjekësor te pacientët post-covid (defibrilatorë, elektrokardiogramë, analizues gjaku, monitorë qendrorë, aparate me rreze X dhe EHO aparate mobile). Në Klinikën e Pulmologjisë u promovua Qendra e re Kompjuterike për Diagnostikë përmes projektit, “Furnizimi me pajisje për përgjigje ndaj kërcënimeve shëndetësore“ është siguruar blerja e tre pajisjeve për rezonancë magnetike në Spitalin Special “Shën Erasmus” në Ohër, SP Strumicë dhe SP Prilep dhe pesë pajisje për tomografike kompjuterike për Klinikën e Pulmologjisë dhe Spitalet e Përgjithshme në Kumanovë, Kërçovë, Gjevgjeli dhe Kavadar.

Nga aspekti i forcimit të diagnostifikimit, në bashkëpunim me Administratën e Shëndetit Elektronik, kemi zhvilluar ueb platformë skrining.mk, përmes së cilës gratë për herë të parë kanë mundësi të caktojnë kontrollë në mënyrë elektronike në kuadër të skriningut të organizuar papagesë për zbulimin e hershëm të kanceri i qafës së mitrës. Me organizimin e skriningut këtë vit përfshihen gratë e moshës 36 deri në 45 vjeç, të cilat nuk kanë bërë PAP test në tre vitet e fundit. Përveç furnizimit me pajisje të reja, jemi të fokusuar edhe në rinovimin e infrastrukturës. Reparti Onkologjik i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve është rikonstruktuar tërësisht. Bëhet fjalë për repartin i cili është i vetmi i këtij lloji në rajon, do të kujdeset për të gjithë fëmijët me sëmundje malinje dhe do të mjekohen pacientë nga Kosova dhe Serbia Jugore.

Është bërë gazifikimi i plotë i Spitalit të Kumanovës, i cili ka efekt të rëndësishëm pozitiv për mjedisin, përkatësisht për cilësinë e ajrit, Gjithashtu ai mundëson lehtësim financiar për

institucionin që do të jetë në gjendje të riorientojë fondet për investime dhe projekte të tjera. Bëhet fjalë për investim prej rreth 20 milionë denarë.

Në drejtim të zhvillimit profesional dhe ngritjes së kuadrove – për herë të parë në Universitetin Shtetëror në Tetovë prezantojmë Programin e ri për specializim në mjekësi familjare. Ky është një investim afatgjatë , nga i cili do të dalin kuadro profesionale për këtë specializim. Po ashtu kemi inicuar zgjerimin e veprimtarisë së Spitalit Klinik të Tetovës për kryerjen e kujdesit shëndetësor specialisto-konsultativ dhe spitalor në nivelin sekondar në fushën e kirurgjisë torakale. Edhe një tjetër risi për mjekët që aplikojnë për specializim apo subspecializëm është se të gjitha universitetet, përfshirë edhe USHT-në, do të marrin nota të barabarta në formimin e vlerësimit për fitimin e të drejtës së specializimit apo subspecializimit, ndryshe nga më parë kur një nga komponentët e vlerësimit ishte renditja e universiteti ku kandidati ka marrë diplomën sipas renditjes sipas listës së Shangait.

Paralelisht po punohet për një koncept të ri dhe reformë të kujdesit parësor shëndetësor në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe OBSH-në. Është përgatitur një listë e re e shërbimeve në sistemin elektronik dhe po përmirësohen protokollet për SPOK, hipertensionin, diabetin dhe hipotiroidizmin. Mjekët e kujdesit parësor do të kenë një gamë më të gjerë shërbimesh për të ofruar, në vend që t’i referojnë menjëherë pacientët në kujdesin terciar.

Paralelisht punojmë për koncept të ri dhe reformë të kujdesit parësor shëndetësor në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe OBSH-në. Është përgatitur listë e re e shërbimeve në sistemin elektronik dhe po përmirësohen protokollet për SKOP, hipertensionin, diabetin dhe hipotiroidizmin. Mjekët e kujdesit parësor do të kenë një shtrirje më të gjerë shërbimesh për të ofruar, në vend që pacientët t’i referojnë menjëherë në nivelin terciar.

Sipas metodologjisë për çmimet e barnave, këtë vit, pas negociatave të suksesshme me kompanitë farmaceutike, arritëm ulje të çmimeve të barnave të caktuara, duke respektuar plotësisht trendet ndërkombëtare të çmimeve të barnave në rajon. Çmimet e reja të zvogëluara për ato barna kanë filluar të zbatohen nga 1 prilli. Bëhet fjalë për 102 barna origjinale dhe 123 barna gjenerike që përdoren si në nivelin parësor ashtu edhe në kushte spitalore. Për shumicën e gjenerikëve të barnave, pacientët kanë një zgjedhje të ilaçit pa pagesë nga lista pozitive dhe barna të tjera me shtesë të pjesshme, sipas zgjedhjes së pacientit.Tendenca jonë është të sigurojmw gjithnjë e më shumë barna pa pagesë për pacientët.

Në prag të Javës Evropiane të Imunizimit, filluam fushatë të përbashkët me UNICEF-in dhe OBSH-në për të theksuar rëndësinë e imunizimit të rregullt, si masa më e mirë parandaluese për mbrojtjen nga sëmundjet. Aktualisht është duke u zbatuar vaksinimi kundër COVID-19, i cili deri më tani ka mbuluar 46.5% të popullsisë.

Сподели на:

Related Posts