PLOTËSISHT TË RINOVUARA DY REPARTE TË KLINIKËS SË TOKSIKOLOGJISË – INVESTIM PËR PËRMIRËSIMIN E KUSHTEVE PËR TRAJTIMIN E PACIENTËVE
Ministri i Shëndetësisë, dr. Fatmir Mejiti, së bashku me zëvendësministren, dr. Maja Manoleva, kanë vizituar sot Klinikën Universitare për Toksikologji, ku janë rinovuar tërësisht repartet e toksikologjisë dhe detoksifikimit. Investimi kap vlerën prej 9,5 milionë denarëve. Bëhet fjalë për rinovimin e plotë të dhomave të spitalit, pajisjen me shtretër dhe mobilje të reja, mbikëqyrje qendrore […]