Ministri i Shëndetësisë dr. Ilir Demiri dhe zv.ministrja Dr. Maja Manoleva sot janë për një vizitë pune në Ohër, ku do të vizitojnë Qendrën Shëndetësore në Ohër dhe Spitalin e Specializuar për Ortopedi dhe Traumatologji “Shën Erasmus”. ” – Ohër.
“Në periudhën e kaluar Qendra Shëndetësore ka përmirësuar dukshëm kushtet duke renovuar hapësirat në Shërbimin e Vaksinimit, si dhe duke rritur nivelin e kujdesit shëndetësor”, tha ministri Demiri.
Me rikonstruksionin e pajisjeve laboratorike dhe pajisjeve mjekësore, është zgjeruar fushëveprimi i analizave që tani kryhen në objektin shëndetësor.
“Siç më informoi drejtoresha, nga mjetet vetanake janë blerë dy autoambulanca për Shërbimin e Emergjencave Mjekësore, të cilat kanë sjellë rikonstruksionin e parkut të automjeteve, realizimin më efikas, më të shpejtë dhe zbatimi në kohë i shërbimeve shëndetësore për pacientët”, tha zëvendësja Manoleva.
Për të ofruar kushte më dinjitoze për pacientët dhe punonjësit, u nënshkrua një kontratë për riparimin dhe rehabilitimin e godinës “Malariçna” me ndërrimin e dyerve dhe dritareve, fasadës, çatisë dhe rregullimit të përdhesës. Gjithashtu, është kryer procedurë për renovimin e godinës të ambulantës Belçishtë, në shumë prej 7.665.280,00 denarë nga mjetet vetanake.