DIKUSH PËRFITOI NJË MUNDËSI TË RE PËR JETË

Sot, herët në mëngjes, në Klinikën Shtetërore të Kardiokirurgjisë, pacienti 46-vjeçar me sëmundje të rëndë të zemrës pranoi zemër nga një donator i vdekur dhe kështu përfitoi një mundësi të re për jetë.

Po ashtu, në këtë momente, në Klinikën e Urologjisë po kryhen dy transplantime veshkash te pacientët e rinj me insuficiencë renale, të cilët prej shumë vitesh janë në dializë.

Përveç kësaj, në javët në vijim pacientët me tumore të kockave dhe lëndime të rënda do të kenë mundësi për mjekim cilësor.

Falënderime për familjen e donatorit dhe për tre vajzat e tyre jashtëzakonisht humane, të cilat në momentet e pikëllimit më të madh vendosën t’i dhurojnë organet dhe të shpëtojnë jo një, por disa jetë. Ato na dëshmuan edhe një herë se humanizmi dhe mirësia janë virtyte që duhet t’i mbajmë dhe t’i ushqejmë.

Gjithashtu dua ta falënderoj familjen e një djali tjetër të ri, të cilët dje – pavarësisht dhimbjes së tyre të madhe – gjithashtu shprehën gatishmëri për t’i dhuruar organet.

Këto dy familje e vendosin empatinë mbi dhimbjen dhe traumën e tyre, andaj falë tyre jo një, por disa pacientë përfituan mundësi për një jetë të re.

Me këtë rast, për gjithë përkushtimin që kanë treguar këto dy ditë, dua t’i falënderoj kolegët mjekë nga Klinikat e KARIL-it, Neurokirurgjisë, Kardiokirurgjisë, Urologjisë, Nefrologjisë, Kardiologjisë, Transfuziologjisë, Radiologjisë, Ortopedisë, si dhe koordinatorët e spitalit dhe koordinatorët nacionalë të transplantimit, të cilët në 24 orët e fundit kanë punuar dhe ende punojnë së bashku.

Pacientëve që kanë marrë organ ju urojmë shërim të shpejtë.

Сподели на:

Related Posts