Dita Ndërkombëtare e Përgatitjes për rastet urgjente ishte arsyeja e takimit të sotëm të ministrit të Shëndetësisë, dr. Bekim Sali, me përfaqësues të Komisionit për Sëmundje Infektive.
E rëndësishme është që të forcohet parandalimi duke zbatuar përvojën e mësuar nga e kaluara dhe të rritet niveli i gatishmërisë, për të pasur kështu një reagim të shpejtë dhe të duhur ndaj çdo epidemie, çfarë mund të ndodhë.
Në këtë drejtim, Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundjet Infektive u bëjnë thirrje qytetarëve dhe institucioneve që t’i respektojnë dispozitat ligjore, të cilat i referohen mbrojtjes së shëndetit publik. Rritja e përqindjes së vaksinimit kundër fruthit është masa më efikase dhe më e sigurt për të parandaluar komplikimet që mund të lindin si rezultat i infektimit me virusin e fruthit.