FORUMI ,,100 DITË NGA MANDATI I QEVERISË SË RE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT”

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, mori pjesë në forumin e sotëm ,,100 ditë nga mandati i Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Me këtërast, në fjalimin e tij ai e potencoi rëndësinë e vaksinimit si masa më e mirë dhe më efektive për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.“Konkretisht, në 100 ditët e kaluara ishim të fokusuar në veçanti në qasje individuale, me qëllim që imunizimi të jetë sa më afër qytetarëve, më afër vendbanimit të tyre. Ne po e ndjekim vazhdimisht situatën epidemiologjike, si dhe rekomandimet aktuale për gjendjen me COVID-19”, informoi ministri Sali. Në lidhje me sigurimin të sa më shumë barnave pa pagesë, ai informoi se ky është një nga angazhimet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë.Gjithashtu, në fjalimin e tij, ministri Sali i potencoi disa nga risitë e periudhës së kaluar për modernizimin e shëndetësisë dhe të sistemit shëndetësor, si dhe për avancimin tjetër në disa fusha, siç janë infrastruktura, pajisjet e reja mjekësore dhe ngritja profesionale e kuadrit. Për këtë qëllim, siç theksoi Sali në fjalimin e tij, në Institutin e Radiologjisë, këto ditë janë instaluar katër pajisje të reja për tomografi kompjuterike dhe rezonancë magnetike, të siguruara në bashkëpunim me Bankën Botërore.
– Në Klinikën e Pulmologjisë u promovua Qendra e re Kompjuterike për Diagnostikë, ndërsa përmes projektit “Furnizimi me pajisje për përgjigje ndaj kërcënimeve shëndetësore” është siguruar edhe blerja e tre pajisjeve për rezonancë magnetike në Spitalin Special “Shën Erazmo” në Ohër, SP Strumicë dhe SP Prilep, si dhe pesë aparate për tomografike kompjuterike për Klinikën e Pulmologjisë dhe spitalet e përgjithshme në Kumanovë, Kërçovë, Gjevgjeli dhe Kavadar, – theksoi ministri Sali, duke shtuar se është rikonstruktuar tërësisht Reparti i Onkologjisë në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve, i cili është i vetmi i këtij lloji në rajon dhe, si i tillë, do të kujdeset për të gjithë fëmijët me sëmundje malinje.

Сподели на:

Related Posts