MINISTRI I SHËNDETËSISË, BEKIM SALI, SË BASHKU ME INFERMIERET-AKUSHERET E SHËNUAN 5 MAJIN – DITËN NDËRKOMBËTARE TË AKUSHEREVE

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, së bashku me infermieret-akusheret e shënuan 5 majin – Ditën Ndërkombëtare të Akushereve. “Ato janë sinonim i lindjes së një jete të re, një hallkë e rëndësishme në ekipin gjinekologjik dhe mbështetje e konsiderueshme e nënave të ardhshme për ta lehtësuar lindjen. Në ditën e tyre, së bashku me menaxhmentin e KUGA-s, i falënderuam për angazhimin e tyre profesional dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj nënave dhe të porsalindurve, pikërisht nga kjo klinikë po e shënojmë bashkërisht fillimin e Javës së Infermierisë, e cila këtë vit shënohet me moton “Infermieret – një zë që prin.”, tha ministri Sali gjatë vizitës së sotme në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë.

Сподели на:

Related Posts