Fushata për imunizimin e grupeve të rrezikuara kundër formave të rënda të COVID-19 -për dy ditë janë vaksinuar 1500 personaNë kuadër të fushatës së gjerë të imunizimit për mbrojtjen e popullatës në rrezik nga format e rënda të COVID-19, për dy ditë u vaksinuan mbi 1500 persona (me dozën e parë dhe të tretë).Ne u dërgojmë mesazhe SMS personave në rrezik mbi 65 vjeç, si dhe të rinjve me sëmundje shoqëruese, të cilët nuk janë ende të mbrojtur me dozë të përshtatshme vaksine për t’u imunizuar, në kohë dhe pikë të caktuar, të planifikuar përmes Termini Im.Apelojmë qytetarët që të respektojnë datat e parapara dhe të imunizohen për të mbrojtur shëndetin e tyre. Të gjitha vaksinat aktualisht në përdorim janë të sigurta dhe të mbrojtura dhe po ashtu mbrojnë kundër formave të rënda të COVID-19.Fushata realizohet në bashkëpunim me qendrat shëndetësore, mjekët amë dhe Administratën e Shëndetit elektronik, të cilët i japin mbështetjen maksimale këtij procesi.Për më shumë informacione për gjendjet mjekësore që lidhen me rrezik më të lartë të COVID-19 të formave të rënda gjeni në lidhjen e mëposhtme: http://zdravstvo.gov.mk/shto-treba-da-znaete/
/**
*/