KATI I PARË KOMPLET I RINOVUAR PËR KUJDES INTENSIV DHE POST-INTENZIV TË KLINIKËS GASTROENTEROHEPATOLOGJIKE

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, së bashku me kryetarin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, me ambasadoren e SHBA-së, Angela Ageler, vizituan Klinikën Universitare për Gastroenterohepatologji me rastin e rinovimit të plotë të katit të parë për kujdesin intensiv dhe post-intenziv të Klinikës, duke përfshirë edhe zyrat për diagnostikim dhe ndërhyrje.

Ministri Mexhiti përshëndeti mbështetjen nga Ambasada Amerikane, falënderoi në veçanti Qeverinë dhe kryeministrin Kovaçevski për mbështetjen e projekteve për përmirësimin e sistemit shëndetësor.

Можно е да е слика од 5 луѓе и луѓе што стојат

– Vizioni ynë është investimi në sistemin shëndetësor – me fokus të veçantë

të investimit në të gjitha qarqet në mënyrë të barabartë dhe zhvillimit të qendrave rajonale në të gjithë vendin, për të cilat kemi përgatitur një plan të detajuar për riorganizimin e sistemit shëndetësor. Po punojmë njëkohësisht në përmirësimin e të gjitha aspekteve – përmirësimin e kushteve për trajtimin e pacientëve, modernizimin e infrastrukturës, riorganizimin dhe përmirësimin e kushteve për të punësuarit, theksoi ministri Mexhiti.

Можно е да е слика од внатре

Kryeministri Kovaçevski theksoi se pacientët më të rëndë nga i gjithë vendi, të cilët kanë nevojë për trajtim spitalor në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë, tash e tutje do të qëndrojnë në kushte dinjitoze dhe do të marrin shërbime bashkëkohore mjekësore. Ky është rinovimi i parë i këtij lloji që nga themelimi i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë.

Renovimi është financuar më së shumti nga Qeveria Amerikane, me vlerë mbi 400 mijë dollarë amerikanë.

Сподели на:

Related Posts